Dogana meksikane gjen një këlysh tigri në kutinë postare

Dogana meksikane gjen një këlysh tigri në kutinë postare

12 shkurt 2018 11:44

Ishte nuhatja e një qeni të sektorit antikontrabandë, ajo që bëri zbulimin e pazakontë.

Inspektorët doganorë të policisë meksikane së Jalisco, gjetën brenda një kutie postare një këlysh tigri.

I djersitur dhe i etur, këlyshi ishte mbyllur brenda një kutie plastike, i destinuar për një qytezë në shtetin e Queretaro.

Tigri i vogël u zbulua këtë të shtunë, komplet i dehidratuar, ndërkohë që ju besua kurave të veterinerëve.

Aktualisht vijojnë hetimet për zbulimin e dërguesit të pakos së pazakontë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme