Kuriozitet

Tifozit 10-vjeçar ia vjedhin fanellën e Udineses, klubi e gjen përmes Facebookut për t’ia dhuruar një të re

Një tifozi dhjetëvjeçar të Udineses i ishte vjedhur fanella e Emil Hallfredssonit dhe më pas vetë mesfushori ka kërkuar që t’ia dorëzojë një të re personalisht.

E gjithë klasa e një shkolle lokale kishte shikuar nga afër ndeshjen e së dielës ndaj Palermos të cilën Udinese e fitoi 4 me 1 dhe një fëmijë arriti të kapte fanellën e Hallfredssonit të cilën ai e hodhi drejt shikuesve pas mbylljes së takimit.

Gjithsesi, një person i rritur ia kishte kapur nga duart dhe ia kishte marrë.

Të nesërmen, tifozi i vogël kishte shkruar për incidentin në një ese në shkollë për atë se çfarë kishte bërë gjatë fundjavës dhe shokët e klasës e kishin konfirmuar ngjarjen.

Mësuesi kishte postuar ngjarjen në Facebook dhe Udinese menjëherë kishte kuptuar për këtë dhe ka ftuar fansin që të kalojë një ditë të plotë me ekipin e Udineses dhe të marrë fanellën personalisht nga vetë futbollisti i klubit.