Kuriozitet

Vendet që paguajnë më shumë mësuesit

Edukimi dhe arsimimi i brezave të rinj është shtylla kryesore që garanton jo vetëm mbijetesën e një populli, por edhe rritjen e mirëqenies së tij.

Sado të ndryshojnë prioritetet e një qeverisjeje, arsimimi është gjithnjë e aty, njëri prej tyre, madje edhe kur bëhet fjalë për vendet më të zhvilluara të planetit.

Por cilat janë vendet që vlerësojnë më shumë ata që përhapin dijen tek brezat e rinj? World Economic Forum ka bërë renditjen e 10 vendeve që paguajnë më shumë mësuesit në bazë të të dhënave të publikuara nga Organizata për Bashkëpunimin dhe Zhvillimin Ekonomik, transmeton tch.

10 - Kanada - Paga vjetore për mësuesit është 39,179 dollarë;

9 - Holanda – Paga vjetore për mësuesit është 39,205 dollarë;

8 - Australia - Paga vjetore për mësuesit është 40,874 dollarë;

7 - Spanjë - Paga vjetore për mësuesit është 42,002 dollarë;

6 - SHBA – Paga vjetore për mësuesit është 43,678 dollarë;

5 - Danimarka - Paga vjetore për mësuesit është 46,914 dollarë;

4 - Norvegjia – Paga vjetore për mësuesit është 47,445 dollarë;

3 - Gjermania – Paga vjetore për mësuesit 61,589 dollarë;

2 - Zvicra – Paga vjetore e mësuesve në këtë vend është 69,865 dollarë;

1- Luksemburg – Paga vjetore e një mësuesi është 79 mijë dollarë. Për ata me përvojë shkon deri në 137 mijë dollarë.