Kuriozitet

Kinezët ngritën stacionin hekurudhor për 9 orë

Punëtorët kinezë sërish demonstruan efikasitetin e tyre të pabesueshëm. Ata ngritën për më pak se 9 orë një stacion të ri hekurudhor dhe ndërlidhën edhe tri ekzistuese me hekurudhën e re, që lidh Nanpingun me Llongjanin, në provincën Fugjen, raportojnë agjencitë e huaja, transmeton Koha.net.

Në këtë projekt punuan 1.500 punëtorë, ndërsa për kryerjen e kësaj pune iu deshën më pak se nëntë orë.

Ndërtimi nisi mbrëmjen e 19 janarit, ndërsa në mëngjesin e 20 janarit ishte gati.

Hekurudha e re, e gjatë 246 kilometra, është bërë për të qarkulluar nëpër të trenat me shpejtësi 200 kilometra në orë.

{gallery}