Kuriozitet

Bloomberg: Singapori dhe Hong Kongu, qytetet më të shtrenjta në botë

Gjysma nga dhjetë qytetet më të shtrenjta për jetë ndodhen në Azi, ndërsa Singapori dhe Hong Kongu këtë vit mbajnë dy vendet e para, tregojnë rezultatet më të reja të agjencisë Economist Inteligence Unit (EIU).

Tokio këtë vit është kthyer në mesin e dhjetë qyteteve më të shtrenjta në botë, duke u ngjitur për shtatë vende në pozitën numër katër, derisa Osaka është ngritur nga vendi i nëntë në vendin e pestë, thuhet në raportin e EIU “Shpenzimet e jetës në botë për 2017”, të cilën e transmeton agjencia e Nju Jorkut, “Bloomberg”.