Kuriozitet

Termometri prishet në fshatin më të ftohtë në botë, arrin temperatura rekorde

Termometri në një fshat siberian, të njohur si vendi më i ftohtë në botë, është prishur shkaku i temperaturave shumë të ulëta.

Pajisja, e cila është instaluar në Oymyakon si atraksion turistik, ka regjistruar temperaturën -62 gradë celsius, para se të prishej gjatë kësaj jave.

Disa banorë ka thënë se temperatura rekorde është arritur në shkurtin e vitit 1993. Atë kohë ishte regjistruar temperatura -67.7 gradë celsius, transmeton Koha.net.

Kjo temperaturë ishte më e ulëta e regjistruar jashtë Antarktikut derisa ajo më e ulëta në botë ishte regjistruar nga NASA në Antarktikë në vitin 2013. Pesë vjet më parë në këtë vend temperatura kishte arritur në -94.7 gradë celsius. Oymyakoni ka 50 banorë.