Kuriozitet

Kurora mund të të thyejë qafën, thotë mbretëresha Elizabeth

Mbretëresha Elizabeth II e Britanisë së Madhe, në një intervistë për BBC, për herë të parë ka dhënë disa detaje rreth kurorëzimit të saj.

Ajo e ka përshkruar këtë ditë si më të veçantën në jetën e saj, por, kurorën që mbajti në kokë thotë të jetë gjëja më e rëndë që ka pasur ndonjëherë në trup, transmeton Koha.net.

Elizabeth u kurorëzua kur ishte 27 vjeçare, më 2 qershor të vitit 1953.

Ajo tregon se si i ishte vënë kurora e çmuar me gurë diamant në kokë, por thotë se “kjo kurorë mund të të thyejë qafën nga pesha e rëndë”.

Ajo thotë se ka dy kurora të tilla, Imperial State Crown, dhe Shën Edward’s Crown.

“Më kujtohet një moment kur kam shkuar në një takim, isha mbi qilim dhe për një moment as nuk mund të lëvizja”, tha ajo ndër të tjera.