Kuriozitet

Izraeli kultivon domatet sa një boronicë

Kompania “Kedma” në Izrael, është duke kultivuar domaten më të vogël në botë, e ajo ka madhësinë e një boronice.

Kjo kompani njihet për inovacionin e saj bujqësor, ku frutat dhe perimet janë marrë seriozisht dhe filluan të shpiknin gjëra interesante rreth tyre.

Siç shkruajnë mediet e huaja, ideja e tyre është që të rrisin bimë të ndryshme në miniaturë, transmeton Koha.net.

Domatet në Izrael janë shumë të popullarizuara, e madhësia e një boronice tani ofrohet me ngjyrë të kuqe dhe të verdhë.

Image