Kuriozitet

Çifti i të moshuarve kapet me 60 kilogramë marihuanë “dhurata për Krishtlindje”

Descriptive Text

Një çift i të moshuarve është kapur me 60 kilogramë marihuanë gjatë një kontrolli të zakonshëm trafiku.

Patrick Jiron, 80-vjeçar, dhe bashkëshortja e tij Barbara Jiron 83-vjeçare, janë arrestuar në Nebraska dhe kanë thënë se drogën do ta shpërndanin si dhurata për Krishtlindje.

Droga u është gjetur nëpër qese në veturën e tyre Toyota Tacoma.

Marihuana e nivelit të lartë vlerësohet se në tregun e rrugëve kushton 336 mijë dollarë.