Kuriozitet

Bashkëshorti djeg për së gjalli gratë, nuk ia donte nëna

Një burrë ka djegur për së gjalli dy bashkëshortet e tij në Indi pasi nëna nuk i donte ato.

Deepa Ram mori bashkëshortet e tij, Daria Devi, 25-vjeçare, dhe Mali Devi, 27-vjeçare, duke i mashtruar se po shkonin të blinin bizhuteri në Rajasthan të Indisë.

Ai ndali veturën në rrugë, i mbylli bashkëshortet brenda dhe ia vuri flakën, transmeton Koha.net.

Babai i tre fëmijëve në dëshminë e tij në polici ka pranuar krimin që ka bërë dhe ka thënë se bashkëshortet e tij kanë dështuar që ta bëjnë të lumtur nënën e tij.

Jalore Binja Ram nga policia indiane ka thënë se i dyshuari kishte mosmarrëveshje me bashkëshortet e tij në veturë. Për këtë shkak u ndal dhe ia vuri flakën veturës.