Kuriozitet

Profesione të pazakonta, me motor sharrë deri te peshqit

Liqeni Hamurpet në lindje të Turqisë gjendet në një lartësi mbidetare prej 2.150 metrash dhe disa muaj gjatë vitit është i mbuluar me një shtresë të trashë të akullit, por kjo nuk u pengon peshkatarëve lokalë, të cilët për çdo ditë shkojnë të kapin peshq, shkruan Anadolu Agency (AA).

Liqeni gjendet në malin e rajonit Varto në provincën Mus, ndërsa peshkatarët e atjeshëm janë të njohur për peshkimin në të cilin me motor sharra është pjesa përbërëse e pajisjes themelore të peshkimit.

Liqeni i pasur Hamurpet i mbuluar me akull dhe peshq është njëlloj akuariumi natyror, ndërsa peshkatarët në minus 20 gradë celsiusë me motor sharrë çajnë akullin dhe për disa orë çdo ditë kapin deri në gjysëm ton karp dhe lloje të tjera të peshkut.

Ferhat Basaran për AA tha se në orët e hershme të mëngjesit me kolegët peshkatarë vendosin rrjetën në buzë të akullit, ndërsa ditën e nesërme vijnë e nxjerrin gjahun.

“Këto nuk janë kushte të lehta për peshkim, por njeriu doemos duhet të përballet me rrethanat për të fituar për kafshatën e gojës. Ky vend parajsor ofron shumë, ndërsa njeriut duhet t'ia dalë. Ja ne jemi gjetur dhe po na shkon shumë mirë”, tha Basaran.

Ndërkohë edhe peshkatari Firat Subashi tha se fitimi i bukës së ngrohtë në liqe të ngrirë nuk është lojë fëmijësh, por biznes serioz, që kërkon shumë mund por edhe dashuri ndaj punës.