Kuriozitet

Bima e pazakonshme me “buzë njeriu”

E njohur si Buza e natyrës, Psychotria Elata është bimë e cila ka prejardhjen nga Amerika Tropikale, shkruan KJ.

Edhe pse për të nuk dihet mjaft, megjithatë është bërë e njohur për shkak të pamjes krejtësisht të pazakonshme, e cila në mënyrë të pabesueshme u ngjan buzëve të njeriut.

Elata kryesisht tërheq (për aktin e polenizimit) kolibrat dhe fluturat madje në mënyrë mjaft joshëse, duke treguar buzët e veta të shijshme ngjyrë të kuqe.

Nuk na është e njohur a tërheq ndonjëherë edhe buzët e njeriut… prandaj, duket që nëna natyrë na dërgon puthje!