Kuriozitet

Pas 4 ditësh punë, polici qëllon për vdekje hajdutin

Një polic i sapo-rekrutuar qëlloi për vdekje një hajdut makinash të pa armatosur në Bayview të San Francisco.

Policia e San Francisco publikoi pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë në rrugë më 1 dhjetor dhe kamerat e vendosura në veshjet e efektive, transmeton tch.

Në pamje dallohet viktima Keita ‘Icky’ O’Neil që hidhet nga një makinë e vjedhur dhe fillon të vrapojë larg makinës së policisë.

Në këtë moment efektivi, i cili kishte ditën e katërt të punës qëlloi me armë në drejtim të 42-vjeçarit, duke e plagosur rëndë, por fatkeqësisht ai nuk i mbijetoi plagëve të marra duke ndërruar jetë në spital.