Kuriozitet

Avancon forma e vjedhjes së PIN kodeve nëpër bankomate

Descriptive Text

Për sytë e pavëmendshëm, ky bankomat duket si shumë të tjerë nëpër botë.

Por në rast se e shikoni më me kujdes në këtë fotografi, atëherë mund të vëreni një vrimë të vogël, përmes së cilës hajdutët e makinave për tërheqjen e parave kanë vjedhur PIN kodet e shumë klientëve të bankave në Londër.

Policia londineze ka zbuluar një kamerë të fshehur me të cilën hajdutët kanë marrë PIN kodet. Ky rast është zbuluar në qendër të Londrës muajin e kaluar, por mediat angleze raportojnë se nuk është i vetmi rast, pasi më parë është zbuluar një seri e vjedhjeve të tilla.

Policia ka publikuar fotografitë për të informuar njerëzit rreth kësaj forme të avancuar të vjedhjes së PIN kodeve.

Image

Image