Kuriozitet

Paralajmërim tmerrues nga 15.000 shkencëtarë: Koha po kalon

Pesëmbëdhjetë mijë shkencëtarë nga e gjithë bota kanë publikuar “paralajmërimin për njerëzimin”, për rreziqet të cilat na kërcënojnë.

Njerëzimi ende përballet me kërcënime për shkak të shpenzimit të resursve nga popullsia, e cila vazhdon të rritet, ndërsa shkencëtarët, mediat nuk luftojnë kundër saj, thuhet në letrën e publikuar në revistën “Bioscience”.  

Nëse nuk ndërmerret diçka imediate atëherë do të vijë deri te humbja katastrofale, thuhet më tej në kumtesë.

“Koha po kalon. Duhet ta kuptojmë se Toka është shtëpia jonë”, thonë shkencëtarët.

Ata thonë se njerëzimin e presin katastrofa si rezultat i ndryshimeve klimatike, zhdukje masive e gjallesave, shkatërrim i pyjeve dhe mungesë të ujit të pijes.

Paralajmërimi është nënshkruar nga 15.364 shkencëtarë nga 184 shtete.  Numri i “zonave të vdekura” në oqeane është rritur për 75 për qind, sasia e ujit të pijes për kokë banori është ulur për 26 për qind, janë humbur pothuajse 120 milionë hektarë të maleve, popullsia e njerëzimit është rritur për 35 për qind, numri i reptilëve, zogjve, peshqve ka shënuar rënie  për 29 për qind.