Kuriozitet

Gjermania ka 300 restorante me yje “Michelin”

Qyteti i njohur për birrën dhe sallamin, mund të mburret sot pasi është vendi ku u kalua niveli i 300 restoranteve që vlerësohen me të paktën një prej yjeve të lakmuar “Michelin” në guidën e vitit 2018 për Gjermaninë.

“Atelier in Munich”, i drejtuar nga 35-vjeçari Jan Hartwig, është bërë restoranti i 11-të në vend që mban tre yje, vlerësimi më i madh i mundshëm për restorantet që bëhet nga guida “Michelin”.

Numri i restoranteve me dy yje ka arritur në 39-të, ku katër u shtuan këtë vit, ndërsa 250 restorante aktualisht mbajnë një yll.

Pavarësisht këtij rezultati jashtëzakonisht të vështirë që të arrihet, Gjermania është shumë mbrapa destinacioneve për gatimin më të mirë, ku Franca mban vendin e parë me 600 restorante të vlerësuar me yjet “Michelin”, ndërsa Japonia ka kaluar më shumë se 30 restorante që janë vlerësuar me tre yje.

Guida “Michelin” e vitit të kaluar për Gjermaninë kishte 292 restorante me yje.

Ky vend mori yllin e parë nga guida presigjoze franceze, që konsiderohet si bibla e atyre që adhurojnë gatimin, në vitin 1966.