Kuriozitet

Diplomati i Katarit gjobitet me 200 mijë euro për pjergullën e ngritur pa leje

Descriptive Text

Një diplomat karriere nga Katari ka paguar një gjobë prej 200 000 eurosh për ndërtimin e një pjergulle pa leje, pranë pronës së tij, në kufi me bregun francez të liqenit Leman, bëri të ditur sot avokati i tij, transmeton ATSH raportimin e AFP-së.

Jassim Nasser Al-Thani, anëtar i familjes princërore katariote, është diplomat në OKB, në Gjenevë.

Ai posedon një rezidencë të dytë në komunën franceze të Nernierit.

“Në maj 2016, ai kishte ndërtuar pa leje, për 10 000 euro, një pjergull, në një terren të klasifikuar si zonë bujqësore”, theksoi Me Jack Canard, këshilltari i tij.

Gjoba është më e ulët se ajo e vendosur nga prokurori, i cili kishte kërkuar fillimisht 300 000 euro.