Kuriozitet

Planeti ynë një xhuxh i vogël

Descriptive Text

Toka mund të na duket shumë e madhe, por nuk krahasohet fare me planetet e tjera. Në krahasim më to, planeti ynë është thjesht një xhuxh i vogël. Merrni shembullin e Jupiterit dhe Saturnit, të dy kanë një diametër nëntë herë më shumë se diametri i Tokës.

Por së fundmi është zbuluar një planet i ri nga Teleskopi hapësinor Spitzer i NASAS, 13 herë më i madh se Jupiteri. Imagjinojeni se sa i frikshëm mund të duket. I quajtur OGLE, astronautët thonë se është kaq i madh, sa nuk mund të quhet as Planet. Studiuesit thanë se zbulimi ngre pyetjen nëse objekte të tilla janë me vërtetë planetë ose yje të rënë.

‘Është e matur saktësisht dhe ka ngjyrë kafe në tërësi. Planeti është rreth 22,000 vite dritë larg, kështu që nuk mund të shkojmë dhe të shikojmë, por vëzhgimet e mëtejshme mund të ndihmojnë në sqarimin e statusit të objektit. Kjo gjithashtu mund të ndihmojë në formësimin e perceptimeve tona për yjet, xhuxhët ngjyrë kafe dhe eksoplanetët e tepërt”, thonë studiuesit.