Kuriozitet

Adelina kujton kohën kur i këndonte Ushtrisë së Kosovës para 20 vjetësh

Këngëtarja e njohur shqiptare Adelina Ismaili ka postuar një foto në Facebook kur i këndonte UÇK-së, duke e lidhur atë me diskutimet e fundit për Ushtrinë e Kosovës.

Ajo ka postuar një fotografi nga viti 1996 në të cilën shihet si 17-vjeçare me një fanellë kuq e zi me shqiponjën në mes.

“Meqenëse u kthye në trend të flitet për ushtrinë e Kosovës: Miq, ju përshëndes me një foto nga fundi i 1996, atëherë kur edhe unë si vajzë 17 vjeçare e Prishtinës e njihja krijimin e UÇK-së. Dhe guxoja t’i këndoja, e vetmja... Sa do të kisha dashur që atëherë t’i kisha njohur disa "gjeneralë" të Facebookut (Milaim Zeka, Berat Buzhala, e qësi ) do t’i thërrisja të vinin të më ruanin mua nga policia serbe. Por, duke i njohur si i njoh sot, rrezik se do të përfundonin nën fustanin tim (në këtë rast nën pantallonat e ushtrisë) Chill, se dada vjen apet”, ka shkruar ajo.