Kuriozitet

Kuzhinierët e mbretëreshës angleze japin dorëheqjen

Nuk ka më (të paktën për punë orësh ose ditësh), tryeza të shtruara sipas vakteve për mbretëreshën e Anglisë. Arsyeja? Mungojnë “burimet njerëzore”.

Të paktën 14 kuzhinierë dhe punonjës të kuzhinës janë larguar nga Buckingam Palace, duke dhënë dorëheqjen në mënyrë të papritur.

Mediat angleze shkruajnë se lajmi, akoma i pakonfirmuar zyrtarisht, ka rrjedhur nga një burim sekret në brendësi të pallatit mbretëror.

Të detyruar të punojnë mes Buckingam Palace dhe Balmoral dhe Kensigton, 14 nga 50 kuzhinierët e mbretëreshës nuk ia kanë dalë t’i rezistojnë punës me orare të zgjatura, e cila ishte kthyer në një problem, sidomos pas lindjes së nipit dhe mbesës, George dhe Charlotte.

Dukesha e Kembrixhit, Kate, pretendonte në fakt ushqime dhe prodhime të veçanta në shtëpinë e saj. Kështu, punonjësit e kuzhinës, ishin të detyruar të shkonin sa “andej e këtej” për të kënaqur të gjithë familjen mbretërore.

Ndër të tjera, duket se Elisabeth II, nuk i paguante orës shtesë që personeli ishte i detyruar të bënte për t’iu përgjigjur të gjitha nevojave të familjes Windsor. Prej këtej erdhi dhe vendimi për të gjetur një punë tjetër.