Kuriozitet

Shkodrani gjen një skelet misterioz

Në qytetin e Shkodrës një qytetar ka gjetur një skelet shumë misterioz që pa dyshim i ngjason atij të një dinozauri.

Me bisht të shkurtër, gjymtyrët e dyta të gjata dhe ato para të shkurtra dhe kokën e madhe, transmeton NOA. A nuk është kështu konstrukti skeletor i një dinozauri?!

Por ka diçka, sepse skeleti i gjetur nga shkodrani është në miniaturë, pra jo me përmasat madhore të një dinozauri.

“Përshëndetje JOQ! Shikoni çfarë gjetëm në çatinë e shtëpisë në Velipojë.

Nuk e kam idenë se çfarë mund të jetë, prandaj po ua nis juve që lexuesit të japin ndonjë mendim, sepse jam shumë kurioz.

Nuk ka shanse të jetë mace apo qen, sepse kam në shtëpi vetë dhe e di si e kanë skeletin”, ka shkruar qytetari.