Kuriozitet

Në ekspozitën e New Yorkut kungulli 1 ton e 71 kilogramësh

Descriptive Text

New York, 22 tetor – Me rastin e "Natës së Shtrigave" (Halloween) në New York, u ekspozuan kungujt më të mëdhenj dhe më të rëndë në botë.

Ekspozita u hap në Kopshtin Botanik në New York.

Kungulli më i madh i kultivuar në vitin 2017 peshon 1 ton e 71 kilogram dhe njëherësh është kungulli me peshën më të madhe që ndonjëherë është kultivuar në Amerikën e Veriut.

Kungulli ishte kultivar nga Joel Holland nga Washingtoni.

Vizitorë të shumtë patën rastin të fotografohen, por gjithashtu edhe morën ide për dekorime me rastin e festës së ardhshme.