Kuriozitet

Bretkosa me koleksion kapelash

Një bretkosë, e njohur me emrin Mr. Toad, ka një koleksion të kapelave miniaturë të punuara nga vet shoku i tij.

Dizajnuesi i kapelave, Chris Newsome, ka vënë re që bretkosa e tij, Mr. Toad, çdo natë ulet në verandën e tij dhe duke e parë atë, atij i lind ideja se duhet të bëjë diçka më shumë që kjo bretkosë të ndjehet më e veçantë.

“Kam vendosur që të hyjë në botën e kapelave për bretkosa në mënyrë që ta ndihmojë Mr. Toadin. Letër sfungjeri dukej si material miqësor për të”, ka shkruar Chris në një postim.

Newsome ka filluar ta fotografojë Mr. Toadin me kapela të ndryshme miniaturë sepse një fëmijë që ai e njihte së fundmi e kishte humbur bretkosën e tij.

“Ai qante për bretkosën e tij dhe e kujtoi Mr. Toadin”, ka thënë Chris për Mashable, transmeton Koha.net. “Ai më pyeti nëse Mr. Toad është duke më vizituar çdo natë, kështu që për ta bërë atë të ndihet më mirë i dërgova një fotografi që t’ia tregoj se Mr. Toad është gjallë dhe mirë”.

“Kam filluar të krijojë kapela në mënyrë që ta zbukurojë sepse të gjithë fëmijët do të qeshnin me një bretkosë me kapelë”, shtoi ai.

{gallery}