Kuriozitet

11 vjeçja shpallet shkencëtarja e re e vitit në SHBA, zbulimi i saj dikton plumbin në ujë

Një vajzë 11-vjeçe ka marrë çmimin si shkencëtarja më e re e SHBA-së.

Gitanjali Rao u nderua me këtë çmim për shpikjen e saj fenomenale, pasi zbuloi një mënyrë të lirë dhe të shpejtë për të diktuar ujin e ndotur me plumb.

Pajisja e saj quhet “Tetis”, sipas perëndeshës greke të ujit, e përmes një sensori të lidhur me një aplikacion telefoni lexon me saktësi sasinë e plumbit në ujë.

Veç vlerësimit si shkencëtarja më e mirë e re në SHBA për 2017, ajo mori edhe një shpërblim prej 25 mijë dollarëve.