Kuriozitet

Shkolla e gjysheve

Aajibaichi Shaala nuk është një shkollë e thjeshtë në Indi.

Nxënësit në “shkollën e gjysheve” të fshatit Fangane janë kryesisht gra të moshuara, të cilat po e shfrytëzojnë mbase shansin e fundit për të mësuar shkrim e lexim.

“Po shkoj në shkollë”, thotë Kamal Keshavtupange (60), derisa lan rrobat jashtë shtëpisë së saj në fshatin rreth 120 kilometra në lindje të kryeqytetit financiar të Indisë, Mumbai, shkruan sot “Koha Ditore”.

Image

Femrat më të paarsimuara se meshkujt

Shkalla e njerëzve që dinë shkrim dhe lexim në Indi është rritur në 74 për qind deri në vitin 2011, sipas regjistrimit të fundit të popullatës, mirëpo shkalla e femrave që dinë shkrim-lexim akoma është bukur larg asaj të meshkujve.

Rreth 65 për qind e femrave sot konsiderohen si të shkolluara (pra që dinë shkrim-lexim), në krahasim me 82 për qind të meshkujve, tregojnë të dhënat e raportit të vitit 2011... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.