Kuriozitet

Velesi i Maqedonisë mblodhi qindra qytetarë në ekspozitën e oldtimerave

Manifestimi tradicional “Pitijada 2017” dhe ekspozita e makinave të vjetra, oldtimer-at nga prodhuesit e ndryshëm këtë fundjavë e pasuruan jetën kulturore dhe argëtuese në qytetin e Velesit, që këto ditë, për shkak të programit të pasur rekreativ, e vizituan mijëra qytetarë jo vetëm nga Maqedonia, por edhe nga vendet fqinje.

Dita e sotme me diell, programi i pasur kulturor dhe argëtues mblodhi një numër të madh qytetarësh që shijuan kohën e bukur, piten e njohur të Velesit, të përgatitur në mënyrë tradicionale, muzikën folklorike dhe zbavitëse si dhe shfaqjen e makinave që sot zbukuroi rrugët e Velesit, raporton Anadolu Agency (AA).

Manifestimi "Pitijada 2017" me të cilin Velesi u bë i njohur, është një traditë në 14 vitet e fundit, ndërsa ky manifestim mbahet në tetor, kur mblidhen dhjetëra mijëra qytetarë nga të gjitha qytetet e vendit dhe fqinjësia.

Zakonisht, çdo vit mbi 20 mijë pite hahen çdo vit gjatë manifestimit “Pitijada” ndërsa nuk ishte ndryshe as këtë vit. Në Veles ky specialitet përgatitet nga viti 1862, gjegjësisht 150 vite. Organizator i manifestimit “Pitijada 2017” është Komuna e Velesit, e cila u përkujdes që këtë vit të ketë program të pasur muzikor.

Me përjashtim të pites tradicionale të Velesit, vizitorët e shumtë në qytetin e Velesit patën mundësi të shihnin makinat e vjetra në kuadër të ekspozitës së organizuar nga Shoqata "Kings of the Streets", të cilët për të dytin vit me radhë prezantuan një numër të madh makinash.

Borçe Mirçevski nga Shoqata “Kings of the Streets” tha se në këtë ekspozitë të makinave të vjetra ka 50 pjesëmarrës nga i gjithë shteti, por edhe nga Serbia.

“Ne u përpoqëm që edhe këtë vit të kemi makina interesante, të cilat sot rrallë mund të shihen. Ka modele të ndryshme, Opel, Ford, Zastava, Mercedes, Mini Morris, por edhe modele të tjera që kanë tërhequr vëmendjen e shumë të apasionuarve të makinave nga gjenerata më e vjetër”, tha Mirçevski.

Nga makinat e prezantuara, siç tha Mircevski, më e vjetër është Opel Olimpia e vitit 1952.