Kuriozitet

Drita misterioze në qiell shqetëson kinezët

Descriptive Text

Të gjithë ata që kishin përcjell hënën e plotë në Kinë, kanë pasur rastin të shohin tre rrethe të mëdha të zjarrta në qiell, transmeton Daily Mail.

Sipas mediave, bëhet fjalë për tre meteorë, të cilët shpërthyen mbi provincën Junan në Kinë, transmeton KosovaPress.

Shpërthimi për një moment ndriçoi gjithë qiellin dhe qytetarët thanë se për pesë sekonda u duk sikur sërish doli Dielli.

Xhirimet kanë dalë në rrjetet sociale kineze dhe ekspertët thonë se meteorët kanë rënë edhe në një fshat të vogël, rreth 40 kilometra larg rajonit Shangri-La.

Banorët lokalë thanë se është dëgjuar shpërthim i fuqishëm dhe dridhje e madhe e tokës.

Shpërthimi është përcjell edhe nga NASA, e cila thekson se në ato momente janë liruar rreth 0.54 kiloton energji, që janë ekuivalente me shpërthimin prej 540 tonë TNT.

{gallery}