Kuriozitet

Misioni i pazakontë 37 vjeçar i shndërrimit të shkretëtirës në pyll

Descriptive Text

Ky njeri tash 37 vjet çdo ditë shkon në shkretëtirë dhe mbjell nga një pemë të re, transmeton Koha.net.

Xhadavi përditë shkon në ishullin Maxhuli, i cili dikur ishte shndërruar në shkretëtirë. Ky pemën e parë e kishte mbjellë më 1979 dhe pastaj këtë mision e kia vazhduar gjatë 37 vjetëve rresht, deri më sot.

Ishulli Maxhuli tani është një pyll shumë i bukur dhe shtëpi për shumë lloje kafshësh, përcjell Koha.net shkrimin e medieve të atjeshme.

Misioni fenomenal i Xhadavit është jetësuar në filmin dokumentar “The Forest Man“, i cili është shfaqur në festivalin e Kanës më 2014.