Kuriozitet

Kafsha që është parë më së rralli në botë është xhiruar për herë të parë

Descriptive Text

Më parë çdo informacion mbi balenat me sqep bazohej mbi trupat e tyre të vdekur që dilnin në plazhe, deri tani ka qenë e pamundur të xhirohen, dhe kjo video është vërtet një gjë e madhe për komunitetin e biologjisë detare në të gjithë botën, transmeton koha.net.

Xhirimet realisht janë bërë në vitin 2013, por nuk janë zbuluar nga shkencëtarët deri të martën e kaluar, për të konfirmuar ekzistencën e tyre si pjesë e një studimi me qëllim që të ofrojë më shumë informacione mbi këtë specie, e cila shumë rrallë deri tani është parë.

Njëra nga tiparet më identifikuese të kësaj balene është hunda e saj, e cila duket sikurse e delfinit.

Shumicën e kohës së tyre ato qëndrojnë në thellësitë më të mëdha të oqeanit dhe për këtë arsye edhe janë parë shumë rrallë.

Image