Kuriozitet

Tërmet në afërsi të Camp Nout pas golit të Sergi Robertos

Descriptive Text

"Është dridhja më e madhe e këtij lloji që është regjistruar deri më tani”, i deklaroi gazetës El Pais sizmologu Jordi Díaz. Sizmometri që e regjistroi atë është vendosur rreth 500 metra larg stadiumit Camp Nou dhe është futur në funksion qe pesë vjet.

Në fotografi dallohen qartë dridhjet e regjistruara pas secilit gol. Sipas Díazit, amplituda pas golit të parë është e ngjashme me atë që ndodh në çfarëdo ndeshje, transmeton koha.net.

Sipas analizës së Diazit, mund të shihet se tre golat e parë të Barçës kishin aktivitet të ngjashëm sizmik, kurse pas golit të PSG-së, dridhjet u zbutën ndjeshëm. Goli i gjashtë, dhe i fundit, bëri që dridhjet ta arrinin amplitudën e një tërmeti me intensitet më të vogël.