Kuriozitet

Agim Agushi voziti veturën 510 metra me top në kokë

Descriptive Text

Agim Agushi ka shënuar një rekord tjetër.

Rekordmeni ka vendosur rekord në vozitjen e Kabrioletit, me top në kokë ,510 metra. Rekordi është vendosur në Dubai, ndërsa deri tani Agushi ka vendosur 21 rekorde botërore në disiplina të ndryshme.

Një urim për këtë fitore e ka dërguar Kryetari i Komunës së Vitisë – Sokol Haliti dhe Drejtoria për Kulturë, Rini e Sport e kësaj komune.

Agim Agushi përgjatë karrierës së tij ka përshkruar edhe disa prej ndërtesave më të larta në botë duke zhongluar.

Gjithashtu ai është edhe mbajtës i 15 rekordeve botërore në zhonglim, si dhe i dy rekordeve që u futën në librin Guinness.

{gallery}