Kuriozitet

Restoranti shqiptar “Tradita” në New York

Pronari i një restoranti në Nju Jork ka vendosur të ruajë traditën shqiptare të gatimit.

Ai quhet Ramiz Kukaj dhe ka një ëndërr që do të ishte e guximshme për çdo pronar restoranti.

Siç njofton nga New Yorku Zëri i Amerikës, zoti Kukaj po përpiqet t’u ofrojë klientëve jo vetëm gatimin tradicional, por edhe një vështrim nga tradita dhe kultura shqiptare.