Kuriozitet

Brenda “kështjellës” 21 milionëshe të Floyd Mayweatherit

Për shumicën e njerëzve, të kesh një pallat në Las Vegas apo Miami do të mjaftonte, por Floyd Mayweather nuk është si shumica.

Boksieri amerikan i pamposhtur, ish-kampioni i pesëfishtë botëror, është duke shijuar pensionimin nga fitorja e tij e fundit kundër Conor McGregor në Las Vegas, ku ka fituar mbi 250 milionë euro, transmeton koha.net.

Mayweather me shumë dëshirë e shfaq pasurinë e tij dhe këtë e ka treguar më së miri me blerjen e një ‘kështjelle’ në Beverly Hills për 21.5 milionë euro.

Kështjella e tij ka mbi 1,400 metra katrorë, ndërsa ndodhet në një zonë shumë të pasur, e që ka gjashtë dhoma gjumi e 10 banja.

{gallery}