Kuriozitet

Një video nga Tirana tregon se në xhami shkojnë edhe hajnat

Një imam në Tiranë ka publikuar një video ku demaskon një të ri, i cili hyn në xhami për të vjedhur.

Ndërsa hiqet si besimtar, i riu ka bërë një gjest të pafalshëm, ka hyrë brenda dhe ua ka vjedhur këpucët njerëzve që shkojnë për t’u falur.

Të gjitha lëvizjet e tij janë fokusuar nga kamera dhe identiteti i tij është bërë publik në profilin në Facebook të imamit Kalaja. “Hajduti nga rruga vjedh në xhami”,- shkruan ai në profilin e tij.

Ndërsa vjedhja përbën vepër penale, nuk dihet nëse imami do të kallëzojë në polici të riun, pyet KJ, që transmeton ngjarjen.