Kuriozitet

Familja më e madhe në Britani lind fëmijën e 20

Familja më e madhe në Britani të Madhe ka vazhduar të rritet pasi Sue Radford ka lindur fëmijën e saj të 20, por ka premtuar se do të jetë i fundit, shkruan The Sun.

Radford, 42-vjeçare, mirëpriti djalin e 11 të hënën pasi lindja zgjati një orë.

Gjyshja ka thënë se është e lumtur që do të ndalet në një numër të mirë, atë 20, pasi mori në duar fëmijën e saj mbi katër kilogramësh, transmeton Koha.net.

“Jemi të lumtur t’ju njoftojmë me anëtarin e ri. Njoftohuni me Archie Rowan Radford”, ka shkruar ajo në një rrjet social.

Fëmija i parë i tyre është Chrisi, tani 28-vjeçar. Pas tij janë edhe 19 vëllezër dhe motra.