Kuriozitet

Çmimet argëtuese Nobel për studimet mbi binjakët, macet dhe gërhitjet

Jemi tashmë në mesin e muajit shtator, dhe si çdo vit vjen takimi më i pritur për të apasionuarit e shkencës. Nuk po flasim për Nobel, sepse do duhet të presim edhe disa muaj për këtë fundit por, për diçka të ngjashme, të paktën për nga emri.

IgNobel Price është ceremonia e çmimeve të shkencës më absurd dhe argëtuese në të njëjtën kohë të vitit dhe që ndahen në Universitetin e Harvardit në SHBA.

Kërkime kurioze, të pazakonta dhe paradoksale.

Moto e këtij eventi ishte: “T’ju bëjmë më parë të qeshni, pastaj të reflektoni”.

Për të dorëzuar çmimet ishin 3 gjenitë e shkencës: Eric Maskin, nobel në ekonomi në 2007, Oliver Hart nobel në ekonomi në 2016 dhe Roy Glauber nobel në fizikë në 2006.

Këta janë disa nga fituesit e këtij viti:

Ishte një grup kërkuesish italianë, të cilët na demonstruan se shumë binjakë identikë nuk janë në gjendje të dallohen njëri nga tjetri për nga pamja vizuale. Dhe madje këtë nuk arrijnë ta bëjnë as vetë binjakët nëse do t’ju jepje 2 fotografi, ata s’do ishin në gjendje të dallonin as veten e tyre.

Tjetra shumë interesante është pyetja që bëjmë për macet, nëse ato janë solide apo fluide. Pra, a mbajnë ato të njëjtën formë në vendin ku qëndrojnë apo, shkrin në një farë mënyre dhe marrin formën e vendit ku qëndrojnë.

Nisur nga kjo, Marc-Antoine Fardin mori çmimin e fizikës në IgNobel. Duke na demonstruar dhe bërë të qartë se macet janë fluide, sepse marrin formën e vendit në të cilin pozicionohen.

Ndërsa fitues tjerë ishin një grup hulumtuesit nga Zvicra të cilët u shpërblyen me çmimin për paqe Ig Nobel për zbulimin e tyre se të luash në instrumentin frymor ‘didgeridoo’ mund të ndihmojë në stopimin e gërhitjes.

Studimi daton që nga viti 2005, kur ekipi studioi efektet e luajtjes në didgeridoo tek pacientët që vuanin nga apnoea e gjumit.