Kuriozitet

Misteri i shkëmbit që prodhon “vezë”

Një shkëmb i çuditshëm, i mbushur me zgavra prej të cilave dalin gurët e rrumbullakët dhe që bien mesatarisht çdo 30 vjet, ka habitur shkencëtarët. Banorët e zonës thonë se “vezët” prej guri janë fatsjellës dhe se janë shkulur prej shumë vitesh.

Aktualisht ekzistojnë vetëm 70 ekzemplarë të lidhur akoma me shkëmbin. Shkenca ende nuk është në gjendje që të shpjegojë fenomenin e çuditshëm.

Shkëmbi, siç transmeton Shqip raportimin e ‘Metro.co.uk’, gjendet në afërsi të fshatit Gulu, në krahinën kineze të Guizhou, në rajonin Qiannan Buyei.

Përveçse nuk janë në gjendje të shpjegojnë formimin e gurëve të një forme të tillë të përsosur, studiuesit kanë identifikuar një mister të ri. Shkëmbi, i cili është gëlqeror, është pjesë e sistemit malor Gandeng, i cili nga analizat gjeologjike i përket periudhës së Kambrianit, të paktën 500 milionë vjet më parë.

{gallery}