Kuriozitet

Te vrima ku qëndronte lepuri zbulohet shpella 700 vjeçare

Në tokat e Shropshire, Angli, në një vrimë ku qëndronte lepuri është zbuluar një shpellë 700 vjeçare.

Megjithatë, tuneli në fakt zbuloi shpellën e paprekur e cila është përdorur nga ndjekësit e Tempullit të Kalorësve (“Knights Templars”) – një urdhër fetar mesjetar i cili ka luftuar në kryqëzata, transmeton Koha.net.

Kjo shpellë e mahnitshme ishte e fshehur nën tokë për më pak se një metër në një fushë të një fermeri në Shropshire.

Fotografi Michael Scott, nga Birmingham, pasi ka parë një video online të kësaj shpelle menjëherë ka vendosur që ta eksplorojë këtë mrekulli historike.

“Ndoshta është në tokë më pak se një metër. Duke marrë parasysh faktin se sa gjatë ka mbijetuar, shpella është në gjendje shumë të mirë, duket sikur një tempull nëntoke”, ka thënë Scott.

Tuneli të çon në një rrjet të shtigjeve të cilat janë “krejtësisht të paprekura” dhe të mbushura me harqet shumë të bukura të gdhendur.

{gallery}