Kuriozitet

99 vjet nga vendimi i madh i kreut të Bostonit për të zëvendësuar policët grevistë

Descriptive Text

Më 9 shtator të vitit 1919, qyteti i Bostonit në Massachusetts mbeti qëllimisht pa mbrojtjen e policisë, pasi kjo e fundit u hodh në grevë për ngritjen e rrogave.

Policëve nuk u ishin ngritur rrogat gjatë viteve të Luftës së parë Botërore, kur kostoja e jetesës u ngrit. Sindikata e policëve të Bostonit u themelua në vitin 1918 dhe u njoh nga Federata amerikane e Punës.

Kur negociatat për ngritjen e rrogave dështuan, sindikata e policëve votoi për t’u hedhur në grevë. Më 10 shtator, kryetari i Bostonit i bëri thirrje gardës lokale që të kryente detyrat e policisë për të vënë rregullin.

Të nesërmen, Guvernatori i shtetit Massachusetts, Calvin Coolidge u bëri thirrje banorëve të Bostonit të respektonin ligjin dhe mori në punë policë të tjerë për të zëvendësuar grevistët. Përgjigja e guvernatorit mbetet edhe sot një citat shpesh i përmendur: “Nuk ekziston e drejta e grevës kundër rendit publik nga askush, në asnjë vend dhe asnjëherë.

Qëndrimi i prerë i Guvernatorit Coolidge kundër sindikatës tërhoqi vëmendjen kombëtare dhe shërbeu si një faktor me rëndësi në zgjedhjen e tij si kandidat për nënpresident nga Warren Harding në vitin 1920. Zoti Coolidge zëvendësoi presidentin Harding pas vdekjes në vitin 1923.