Kuriozitet

Sofja dërgon 400.000 kartolina falënderimi turistëve të huaj

Sofje, 8 shtator – 400.000 turistë të huaj të cilët vizituan këtë vit Bullgarinë do të falënderohen në mënyrë individuale për zgjedhjen e bërë me anë të një kartoline të ministres së Turizmit, Nikolina Angelkova, ndërsa ky sektor është në momentin më të favorshëm në këtë shtet, më i varfri ne Bashkimin Evropian.

“Kartolinat do të kenë në përmbajtje mesazhin “Thank you for choosing Bulgaria” (Faleminderit që zgjodhët Bullgarinë), shoqëruar me pamje nga varri trak në Kazanlak dhe ai i manastirit ortodoks në Rila, dy nga krenaritë e trashëgimisë kulturore të vendit”, saktësoi Ministria sot.

Ndryshe nga qindra kryeqytete evropiane që vuajnë faktin për të pasur fluks turistik, Bullgaria (7,1 milionë banorë) krenohet që ka pritur 5 milionë vizitorë të huaj nga periudha janar-korrik, në rritje me 7,2 për qind në një vit, transmeton ATSH raportimin e AFP-së.

Targeti prej 400.000 turistësh do të përzgjidhet në mënyrë krejt rastësore nga regjistrat e hoteleve, saktësoi qeveria. Ne duam të ndërmarrim një gjest të vogël personal kundrejt tyre”, njoftoi ministrja, duke theksuar se publiciteti më i mirë është përcjellja e informacionit nga një individ tek tjetri.

Të ardhurat nga turizmi përbëjnë rreth 13 për qind të PBB në këtë shtet, i konsideruar si një nga destinacionet më pak të shtrenjta në Evropë, kryesisht i frekuentuar nga gjermanët, rusët, dhe britanikët.