Kuriozitet

Bashkëshortja flet për Presidentin francez: I vetmi defekt i tij është mosha

Brigitte Macron është martuar me presidentin e Francës, Emmanuel Macron 10 vite më parë. Zonja e Parë është një mësuese, nënë e dy fëmijëve, këshilltare e besueshme e bashkëshortit të saj dhe ikonë e modës.

Megjithatë martesa e tyre nuk është përfolur për këto detaje, por për faktin se ajo është 24 vite më e madhe se Macron.

Brigitte ka folur për herë të parë për martesën e saj me presidentin francez dhe për diferencën e madhe që kanë në moshë, e cila ka tërhequr vëmendje ndërkombëtare në gjatë fushatës së zgjedhjeve në Francë, transmeton Oranews.tv.

Zonja e parë franceze, 64 vjeç, u takua me presidentin Emmanuel Macron, 39 vjeç, rreth dy dekada më parë kur ishte mësuese në shkollën e tij. Është e paqartë se kur filluan të dilnin bashkë por janë martuar në vitin 2007, një vit pasi Brigitte u divorcua.

“Ka raste në jetën tuaj ku duhet të bëni zgjedhje jetike dhe unë e kam bërë. Ajo që është thënë gjatë këtyre viteve është e parëndësishme,”- ka thënë ajo në një intervistë për Elle France.

Hendeku i madh i moshës së çiftit u vu në qendër të vëmendjes gjatë fushatës presidenciale të bashkëshortit të saj në fillim të këtij viti.

“Emmanuel ka vetëm një defekt të vetëm, është më i vogël se unë. Sigurisht ne hamë mëngjes së bashku, unë me rrudhat e mia dhe ai me rininë e tij, por ske çfarë të bësh,”-shprehet Zonja e Parë. “Nëse nuk do ta kisha bërë këtë zgjdhje, do të kisha humbur shumë në jetën time. Unë isha shumë e lumtur me fëmijët e mi dhe në të njëjtën kohë kam ndjerë që duhet ta jetoj këtë dashuri, siç thotë dhe Prevert (poet francez) , që të jem e lumtur plotësisht.”

Ndërsa kur vjen fjala për tu ballafaquar me kritikët e medias Brigitte thotë se nuk ka qenë e lehtë: “Përfundova duke i thënë vetes sime se gjithçka do të kalojë.”

Presidenti francez ka replikur ndaj zërave rreth martesës së tij duke thënë se kritika rrjedh nga seksizmi dhe homofobia.

“Nëse do të isha 20 vite më i madh se bashkëshortja ime askush nuk do ta mendonte dy herë që ne nuk duhet të ishim së bashku,”-është shprehur Macron në një intervistë për Le Parisien. “Pikërisht se ajo është 20 vite më e madhe se unë shumë njerëz thonë se kjo marrëdhënie nuk është e qëndrueshme.”