Kuriozitet

Qeni nuk është larguar nga varri i pronarit qe 10 vjet

Një qen besnik ka mbajtur zi te varri i pronarit të tij tash e 10 vjet.

Pastori gjerman ka qëndruar te varri i pronarit Miguel Guzman në Argjentinë që prej vitit 2006 kur ai vdiq.

Besnikëria e tij do të vazhdojë edhe pse është verbuar dhe mezi ec pasi ka mbushur 15 vjet.

Kujdestarët e varrezave që e ushqejnë qenin e quajtur Capitan, i kanë thënë Oddity Central se “ai duket që është duke e pritur ditën kur do të bashkohet me pronarin e tij”.

Në vitin 2015 Guzmani bleu qenin për djalin e tij Damianin, atëherë 13-vjeçar, transmeton Koha.net.

Zija e qenit filloi një ditë pas funeralit të Guzmanit, kur ai u zhduk nga shtëpia në Cordoba.

Gruaja e Guzmanit dhe djali filluan kërkimin e qenit dhe e gjetën atë te varri i pronarit.

Ata thonë se është mister se si Capitani ka gjetur varrin, pasi sipas tyre, asnjëherë nuk e kishin dërguar për vizitë te varrezat.

Image
Image