Kuriozitet

Makina bie nga kati i shtatë, për pak nuk zë një tjetër

Descriptive Text

Policia në Austin të Teksasit ka publikuar një video në të cilën shihet një aksident i rrallë automobilistik.

Një veturë bie nga kati i shtatë në një parking dhe goditet me një tjetër veturë që është në lëvizje në tokë.

Video tregon njerëzit që shkojnë të ndihmojnë shoferin e veturës, raporton “Time”, përcjell albinfo.

Policia ka bërë të ditur se ngasësi i veturës ka shpëtuar me lëndime jo të lehta nga ky aksident.