Kuriozitet

Surfisti japonez 90-vjeçar synon të bëjë surf deri sa t’i mbushë 100 vjeç

Pronar kompanie gjithë jetës, japonezi Seiichi Sano filloi në moshën 80-vjeçare ngjitjen në Malin Fuji. Por, kjo nuk ishte sfida e vetme për të, ai filloi sërfin.

Sano bëhet 90 vjeç këtë vit dhe pasi të njihet nga Libri i Rekordeve Guinness si burri më i vjetër që bën sërf, ai është i gatshëm për sfida të tjera, shkroi AP.

“Ndoshta do ta provoj ngjitjen në shkëmbinj”, ka thënë ai.

“Mendoj se do të ishte interesante të provoj surfin deri të mbushë 100 vjeç. Mendoj se kujdesem më mirë për veten kur kam synime të tilla”.

Ai ka thënë se është inspiruar nga një punonjës në bankë i cili dukej gjithmonë i nxirë dhe jo si bankier i zakonshëm. Sekreti i tij, thoshte ai, ishte surfi. Kështu që Sano e ndoqi dhe gjeti një mësues.

Sano noton dhe pret valën të afrohet. E kap valën dhe qëndron në këmbë, tenton të bëjë disa truke në dërrasë dhe vjen në breg.