Kuriozitet

69-vjeçarja merr patentë shoferin pas 960 tentimesh

Descriptive Text

Një grua nga Koreja e Jugut e kaloi më në fund testin e vozitjes, pas përpjekjes së 960-të, duke i shpenzuar 11 mijë funte për këtë proces, shkruan “Mirror”.

Cha Sa-soon, 69-vjeçare, tentoi për herë të parë në 2005-n ta kalonte testin me shkrim, por s’e arriti.

Tentoi disa ditë e disa javë më pas, por kjo u arrit vetëm pas tre vjetësh, në gjithsej 780 përpjekje. Gruaja nuk u dorëzua pasi i duhej leja e vozitjes për biznesin e saj të shitjes së perimeve.

Instruktori i saj, Jeonbuk, tha se u lehtësua kur klientja mori patentën.

“Kur më në fund mori licencën, të gjithë dolëm duke brohoritur dhe e përqafuam, duke i dhuruar lule. Ndihej si barrë e madhe që na ra nga shpina. Nuk kishim guxim t’i thoshim të hiqte dorë sepse ajo vazhdonte të provonte”, ka thënë instruktori.

Kompania Hyundai ia dhuroi asaj një veturë me vlerë prej 13 mijë eurove.