Kuriozitet

Shkencëtarët zbulojnë një “rezervuar” të ri uji në Hënë

Shkencëtarët thonë se kanë gjetur një “rezervuar” të ri të ujit në Hënë, raporton “The Independent”.

Gjetjet mund të kenë ndikim të madh si për të kuptuar tonë për Hënën ashtu edhe për misionet hapësinore që mund ta përdorin atë si habitat.

Studiuesit zbuluan se dheu që ishte mbledhur nga misioni kinez në Hënë, Chang’e 5, përfshinte rrauaza qelqi që përmbajnë pak ujë.

Mendohet se ato rruaza janë ndoshta nga një rezervuar uji, thonë shkencëtarët.

Shkencëtarët janë pothuajse të sigurtë se ka ujë të akullt në Hënë.

Megjithëse ka shumë më pak ujë sesa në Tokë, mendohet se një pjesë dërrmuese e Hënës ka edhe ujë.

Por, ende është e paqartë se si ai ujë sillet kur është në Hënë. Duket se ndryshon gjatë ditës dhe humbet në hapësirë, gjë që sugjeron se duhet të ketë ndonjë lloj “rezervuari” në sipërfaqe.

Gjetjet e reja përshkruhen në punimin e ri të publikuar në Nature Geoscience.