Kuriozitet

Kopshti zoologjik në hall me ariun, detyrohet t’ia ndërrojë vendbanimin

Descriptive Text

Autoritetet një kopshti zoologjik në Missouri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po detyrohen t’ia ndërrojnë vendbanimin një ariu, shkroi Upi. Kjo sepse kafsha ia doli të arratisej dy herë nga kopshti, duke i shkaktuar telashe ekipit mirëmbajtjes.

Zyrtarët thanë se ariu i quajtur Ben tash do të qëndrojë në një hapësirë më të madhe e rrethuar me rrjetë çeliku.

“Ndërsa ne e duam Benin dhe dëshirojmë që ai të qëndrojë më ne, qëllimi ynë është ta bëjmë më të mirën për të”, deklaroi Regina Mossoti, nënshefe e kujdesit për kafshët në Missouri.

Ajo tha se i është mirënjohës stafit për kujdesin e treguar ndaj kafshëve.