Kuriozitet

Indiania 7-vjeçare bëhet instruktorja më e re në botë e jogës

Descriptive Text

Një vajzë 7-vjeçare në Indi fitoi një rekord botëror “Guinness” si instruktorja më e re e certifikuar e jogës në botë.

Organizata e ruajtjes së të dhënave ka bërë të ditur se Praanvi Gupta ishte 7 vjeç e 165 ditë kur u verifikua si instruktorja më e re e jogës në botë.

Gupta, e cila filloi të praktikonte jogën me nënën e saj kur ishte 3 vjeç e gjysmë u certifikua si mësuese nga Organizata e Aleancës së Yogas pas përfundimit të një kursi trajnimi 200 orësh.

“Dua të përhap dashurinë për jogën te sa më shumë njerëz të jetë e mundur”, ka thënë Gupta për Guinness World Record.

Gupta ndan rregullisht dashurinë e saj për jogën në kanalin e saj në YouTube, “Learning with Praanvi”.

Instruktori më i ri i jogës (mashkull), Reyansh Surani, banor i Indisë, ishte 9 vjeç e 220 ditë kur mori certifikimin në korrik të vitit 2021.