Kuriozitet

Nxirret i gjallë nga rrënojat edhe një qenush, gati një muaj pas tërmetit në Turqi

Descriptive Text

Qeni i quajtur “Fistik” i cili mbeti nën rrënojat e një ndërtese në Antakya pas tërmeteve shkatërruese në Turqi, është nxjerrë shëndosh e mirë në ditën e 25 që nga tërmeti i parë i 6 shkurtit.

Ekipet turke po vazhdojnë punën në rrënoja, tashmë për t’i larguar mbeturinat nga aty ku para tërmeteve ishin vendbanime.

Ndërtesa nga rrënojat e së cilës u nxor qeni kishte qenë 4-katëshe. Punonjësit kishin dëgjuar të lehurat që vinin nga aty dhe menjëherë intensifikuan kërkimet për qenin.

Qeni krejt i bardhë kishte mbijetuar me ushqimin që kishte mbetur në tasin e tij.

Të njëjtin fat nuk e pati pronari i qenit. Ekipet e nxorën edhe trupin e pronarit, por ishte i pajetë. Ai kishte mbetur i vdekur nën rrënoja në dhomën tjetër të shtëpisë.

Dy ditë më parë edhe një qen tjetër u nxor i gjallë në Hatay.

VIDEO