Kuriozitet

Priten kokat dinozaurëve në muzeun australian

Vandalë të panjohur, kanë hyrë në Muzeun Kombëtar Australian në sektorin “Dinozaurë Kanberra” dhe kanë prerë kokat e tre modeleve Raptor të dinozaurëve, njoftoi sot policia.

Siç raporton AFP, vandalistët kanë kaluar mburojën e lartë 4 metra dhe gjurmët në modelet e dinozaurëve tregojnë se ata kanë përdorur sharrë hekuri për t’u prerë kokat.